Maqedoni – Sllovenia mbështet anëtarësimin në NATO e BE

“Sllovenia do të bëjë gjithcka që është e mundur që Maqedonia të hyjë në NATO, por për këtë nevojitet një politikë konstruktive e Shkupit me Athinën”, ka deklaruar Jellushic. Deklaratën e saj ministrja e bëri pas një takimi të zhvilluar në Shkup me homologun maqedonas Zoran Konjanovski. Ajo ka shtuar se vetëm përmes një politike konstruktive për cështjen e emrit do të mund të fitohet mbështetja e vendeve të tjera të BE-së.

Advertisement