“Shtyrja e caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE mund të jetë potencial për tensione ndëretnike në këtë vend. Nëse zgjidhja edhe më tej zvarritet, atëherë sigurisht se mund të ketë potencial që do të çojë drejt tensioneve ndëretnike”, ka theksuar euroambasadori Fuere në një intervistë për gazetën austriake “Standard”. Ai ka tërhequr vërejtjen se në Maqedoni mbizotëron dëshpërimi që BE e la këtë vend pezull në kontestin e emrit me Greqinë rreth emrit, derisa Zagrebi e mori mbështetjen nga Brukseli për mosmarrëveshjet me Slloveninë. “Aq sa më shumë kalon koha, atëherë do të jetë vështirë që të mbahet fryma e reformave në Maqedoni”, ka deklaruar ambasadori evropian, duke shtuar se zgjidhja e emrit mund të vijë vetëm nëse do të ketë takime intensive midis udhëheqësve politik të Maqedonisë dhe Greqisë.