Alarmi është dhënë pas shtimit të rasteve në ditët e fundit, të konfirmuara nga laboratori i ISHP, sipas të cilit rreth 30 persona janë prekur me gripin e derrit, mes tyre 5 nxënës. Komisioni i i shëndetësisë i ka bërë apel nxënësve të një shkolle të mesme që u kthyen nga një ekskursion në Budapest, të mos ndjekin mësimin për shtatë ditët e ardhshme. Deri tani në Maqedoni numërohen gjithsej 107 raste të konfirmuara nga laboratori, ku 85% janë qytetarë të Shkupit. Numri më i madh i të sëmurëve janë persona të rinj, nxënës të moshës 16 vjeçe dhe 17 vjeç. Në grupmoshën prej 10-24 vjeçe bëjnë pjesë 68,2 për qind e rasteve të konfirmuara.