Do të jetë data 5 Qershor, dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pas shpalljes së bërë nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski. “Sot në bazë të obligimeve kushtetuese, ndërsa në bazë të vendimit për shpërbërjen e parlamentit të cilën e votoi parlamenti e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 5 Qershor 2011”, deklaroi kryeparlamentari maqedonas. Veljanovski u bëri thirrje partive politike që të organizojnë një proces elektoral sa më të rregullt dhe brenda standardeve. Ai u bëri gjithashtu thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e rregullt e procesit zgjedhor, duke thënë se pesha më e madhe qëndron tek ata. Fushata zgjedhore fillon më 15 Maj dhe ajo do të zgjas për 20 ditë, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme.

Advertisement