SHBA ka kerkuar qe Maqedonia te jete me aktive ne bisedimet per ceshtjen e debatueshme te emrit. Ambasadori amerikan ne Maqedoni, Filip Riker ne nje interviste eshte shprehur se bisedimet duhet te vazhdojne intensivisht pas zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. “Kreret e vendit duhet te gjejne nje strategji per zgjidhje te perbashket per emrin me Greqine”, tha Riker. Sipas tij, zgjidhja e kesaj ceshtjeje do ta afroje Maqedonine me NATO-n dhe do te sjelle me shume siguri per vendin dhe rajonin.