Maqedoni – SEEMO e shqetësuar për bllokadën e Televizionit A1

Sipas të dhënave të SEEMO-s, policia kishte bllokuar hyrjen në ndërtesën e TV A1, duke penguar lëvizjen e lirë të gazetarëve dhe të të punësuarve të tjerë, pa arsyetim se përse nuk lejohej hyrja dhe dalja nga ndërtesa, thuhet në deklaratën e organizatës SEEMO. Policia, pas disa orësh, ka deklaruar se nuk ka bllokuar televizionin, por policët janë dërguar për t`i dhënë mbështetje policisë financiare, në hetimet kundër disa ndërmarrjeve të regjistruara në të njëjtën adresë. “Hetimi financiar i ndërmarrjeve është në rregull, por kur gazetarët, xhiruesit dhe të punësuarit e tjerë në media, sikur që ndodhi në Shkup, pa arsyetim të qartë pengohen ta kryejnë rolin e vet, krijohet atmosferë jo e shëndoshë e presionit qeveritar, që ka mundur dhe është dashur të evitohet”, tha sekretari i përgjithshëm i organizatës SEEMO, Oliver Vujovic.

Advertisement