Lajmi është konfirmuar nga mediat maqedonase, të cilat i referohen zyrtarit të Aleancës Robert Simons. Pritet që gjatë vizitës së tij Scheffer të rikonfirmojë qëndrimin pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Dje në një takim me presidentin Branko Cervenovski në Bruksel, Scheffer përsëriti mesazhin se anëtarësimi do të realizohet pasi të arrihet një zgjidhje për kontestin e emrit më Greqinë.