“Të mbahet Maqedonia jashtë NATO-s do të thotë të cosh dëm progreset e arritura nga ky shtet dhe të krijosh rreziqe për destabilizimin e rajonit”, ka pohuar Robertson. Sipas tij, Maqedonia e meriton anëtarësimin në NATO, pasi i ka përmbushur kriteret dhe standartet kryesore. “Maqedonia ka kontribuuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe mbajtja e saj jashtë NATO-s mund të sjellë efekte të kundërta”, ka nënvizuar Robertson. Megjithatë, ka shtuar ai, Maqedonia duhet të angazhohet seriozisht për të zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë.


