Sipas tij, “enciklopedia nuk do të tërhiqet nga qarkullimi, pavarësisht nga reagimet e ashpra nga faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar”. “Qëndrimi ynë është thënë në atë enciklopedi maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi dhe të shërbejë si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim”, deklaroi Ristovski.


