“Mendoj se Maqedonia dhe Kosova kanë lidhje të forta. Kjo është e qartë dhe kuptueshme. Kosova është fqinji më i afërt në shumë dimensione. E shkurt është rruga prej Shkupit. Këtu janë edhe lidhjet personale, tregtia dhe shkëmbimet tregtare që vazhdimisht rriten dhe vazhdojë edhe më tej të zhvillohen”, theksoi Riker. Diplomati amerikan deklaroi se mes Kosovës dhe Maqedonisë ekzistojnë çështje të hapura, por se ato duhet të zgjidhen me dialog dhe diplomaci.