Maqedoni – Protesta kundër regjistrimit të popullsisë

Protesta e organizuar nga Demokracia e Re do të mbahet në orën 14.00 para Parlamentit të Maqedonisë, një ditë pasi maxhoranca pritet të votojë ligjin e propozuar nga Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Zëdhënësi i DR-së, Arianit Hoxha apeloi që të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre partiake masivisht të dalin në protestën e nesërme. “Bëjmë thirrje publike deri te të gjithë vëllezërit dhe motrat tona shqiptare që të na bashkëngjiten që qetë, me dinjitet dhe krenari të protestojmë kundër miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë që përjashton 30-40% të shqiptarëve në regjistrimin e vitit të ardhshëm”, thanë burime zyrtare nga Partia Demokracia e Re.

Advertisement