Duke folur nga Lubjana, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Ivanov ka theksuar se Shkupi kërkon një zgjidhje që të mos cënojë interesat kombëtare të Maqedonisë. “Ne presim që bisedimet për cështjen e emrit të intensifikohen pas zgjedhjeve evropiane, të cilat në Greqi do të mbahen nga data 4 në 6 qershor. Dëshira jonë është që të gjejmë një zgjidhje të arsyeshme që të mos dëmtojë interesat shtetërore të Maqedonisë”, ka pohuar Ivanov.