Pjesë e kësaj gare janë edhe partitë politike shqiptare, ku kreu BDI-së, Ali Ahmeti, para simpatizantëve të partisë së tij në Shkup, tha se ka ardhur momenti që përfundimisht të zgjidhet çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe Maqedonia të vazhdojë rrugën e integrimit të saj drejt NATO-s dhe BE-së. Ndërkaq PDSH nën drejtimin e Menduh Thaçit, nga Gostivari akuzoi qeverinë e kryeministrit Gruevski se ka përdorur një plan nazist për të asimiluar shqiptarët. Sipas Thaçit, aparati shtetëror në bashkëpunim me disa shqiptarë ka përdor forma të ndryshme për të shkatërruar PDSH-në që sipas tij është e vetmja parti që mbron interesat kombëtare. Ndërsa Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti tubimin me qytetarët e Shkupit dhe ku kryetari i RDK-së, Rufi Osmani deklaroi se RDK do ti çoj në një muze politikë konkurrentët. Më tej Bashkimi Demokratik Shqiptar nën drejtimin e kryetarit Bardhyl Mahmuti nga Tetova në takimin përmbyllës të mbrëmjes së sotme u shopreh se, simpatizuesit dhe qytetarët anembanë vendit duhet të votojnë platformën e kësj partie, për të votuar antidiskrimin të shqiptarëve në Maqedoni.


