Sekretari i përgjithshëm i PDSH, Imer Aliu ka deklaruar në një konferencë për shtyp se qeveria ka bllokuar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë cështje. “Disa herë kemi kërkuar të dhëna mbi përfaqësimin e shqiptarëve, por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje me shifra konkrete. Zëvëndëskryeministri Ademi hesht lidhur me këtë cështje”, ka pohuar Aliu. Ai ka shtuar më tej se në konkursin e fundit për 40 vënde noterësh nuk është pranuar asnjë shqiptar.