Ish-komisioneri i BE-së për politikën e Jashtme, njëkohësisht kryesuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Kris Paten deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të ishin një provë për Maqedoninë. ”Ardhmëria e shtetit është në duart tuaja, përqëndrohuni te reformat, plotësoni kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe sa më shpejt e bëni këtë, aq më shpejt do të bëheni pjesë e familjes evropiane. Prova e parë janë që zgjedhjet, që duhet të jenë korrekte dhe demokratike”, deklaroi Paten.