Maqedoni – Partitë pa përfaqësues në Parlament organizojnë protesta

Sipas mediave lokale, qëllimi i këtyre protestave do të jetë mungesa e trajtimit si të barabartë të këtyre partive. Sipas burimeve, subjektet që do të marrin pjesë në manifestime do të jenë Bashkimi Demokratik Shqiptar, Partia për Prosperitet Demokratik dhe Bashkimi Kombëtar Demokratik. Gjithashtu, këshilli i formuar do të kërkojë edhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile, për të ngritur zërin ndaj padrejtësive që sipas tij u bëhen shqiptarëve në Maqedoni.

Advertisement