Paraprakisht, mediatori i OKB-së do të qëndrojë për vizitë në Athinë, ku gjithashtu do të njihet me pozicionet e fundit greke lidhur me këtë çështje. Siç bëjnë të ditur mediat greke, ndërmjetësi i OKB-së planifikon që të përshpejtojë procesin e negociatave për emrin, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Gazeta “Etnos” shkruan se baza e pakos së re sërish do të jetë emri “Maqedonia Veriore”, por duhet të precizohet përdorimi i këtij emri.