Vezhguesit nderkombetare pas lavderimeve per zgjedhjet ne Maqedoni kane bere edhe kritika, qe lidhen kryesisht me listat e votuesve, te cilat ne fakt ishin te tejfryra dhe me dublikime. Nderkombetaret kerkuan reduktimin e numrit te votuesve, qe nuk perputhet me numrin e pergjithshem te popullsise. Kryeministri Gruevski pavaresisht verejtjeve te vezhguesve nuk shprehu gatishmeri per riparime ne lista. Ai tha se kjo ceshtje eshte hapur per diskutim disa here ne qeveri, por nuk jane gjetur ide per pastrimin e listave zgjedhore. Nderkaq, nderkombetaret kane raportuar edhe disa raste manipulimesh dhe shantazhi.