Deklarata e përbashkët përkon me tetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001. “U bëjmë thirrje të gjithë autoriteteve përgjegjëse të intensifikojnë përpjekjet e tyre për arritjen e këtij qëllimi. Marrëveshja kornizë e Ohrit mbetet mjeti i duhur për garantimin e sigurisë, stabilitetit politik dhe promovimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, dhe ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të patundur ndaj këtyre vlerave”, thuhet në deklaratën e përbashkët. “Maqedonia ka bërë progres në zbatimin e Marrëveshjes dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike gjatë kësaj periudhe”, përfundonte deklarata e misioneve diplomatike të OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së.