Maqedoni – Moratinos, fillimi i negociatave për anëtarësim në Qershor

Këtë ka deklaruar dje ministri iJashtëm spanjoll Miguel Anhel Moratinos, i cili ndodhet në Maqedoni për një vizitë dy ditore. Zoti Moratinos nuk tha nëse kjo nënkuptonte edhe zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, e cila bllokon integrimet e Maqedonisë. Presidenca Spanjolle është e vendosur që gjatë presidencës së saj të publikojë datën për fillimin e negociatave të anëtarsimit në BE,” tha zoti Moratinos në Shkup. “Jam i bindur se data të shpallet para përfundimit të presidencës spanjolle,” deklaroi dje pas takimit me homologun e tij maqedonas Antonio Milloshovski. Ai u shpreh me tone mjaft pozitive për arritjet që ka bërë Maqedonia dhe autorietet kundrejt përshpejtimit të procesve integruese. Ministri i Jashtëm Milloshoski tha se proceset integruese euroatlantike janë forca lëvizëse e shoqërisë së Maqedonisë. Maqedonia ndihet e përgatitur për të filluar bisedimet me BE për anëtarësim, tha Milloshoski duke shtuar se, Maqedonia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Greqinë për kapërcimin e mosmarrëveshjes lidhur me cështjen e emrit Zoti Moratinos paralajmëroi një takim të nivelit të lartë me vendet e rajonit që do të mbahet në fillim të qershorit në Sarajevë të Bosnjës. “Ballkani perëndimor duhet bashkarisht të shënojë përparim sa i përket integrimit europian.” tha Moratinos.

Advertisement