Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti për vitin e ardhshëm është 6,6% më i lartë se buxheti i këtij viti. Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit janë projektuar të jenë 147 miliardë e 814 milionë denarë, ose 6,8% më të larta se niveli i vitit 2010. Ministri Stavrevski ka parashikuar gjithashtu për vitin e ardhshëm një rritje ekonomike prej 3,5%, në bazë të kërkesave vendore dhe investimeve.