Një deklaratë e tillë është bërë nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski në Lubjanë, sipas të cilit vendi i tij do të bëjë ç’është e mundur në të mirë të ecurisë së negociatave për emrin me Greqinë. Porse Maqedonia, sipas tij, nuk mund të garantojë që të ketë një konkluzion pozitiv të këtyre negocimeve vetëm prej saj, pasi një gjë e tillë varet edhe nga pala tjetër. “Nëse do ta arrijmë qëllimin marrje e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, kjo nuk ësgtë një gjë e cila varet vetëm nga ne”, mësohet të jetë shprehur Milloshoski. Sipas tij, Maqedonia do të përpiqet të bëjë gjithçka që është në fuqinë tonë duke përfshirë edhe intensifikimin e dialogjeve me Greqinë fqinje për kontestin bilateral. “Por, nëse pragmatizmi dhe mençuria do të mbizotërojnë tek Athina zyrtare nuk do të mundem të përgjigjem. Shpresojmë, edhe pse tani për tani nuk ka sinjale inkurajuese”, shtoi në lidhje me një çështje të tillë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë.