Maqedoni – Milloshoski letër homologes greke Bakojanis

Në letrën e tij Milloshoski propozon gjithashtu ndërtimin e një vëndkalimi kufitar, që sipas tij mund t’i shërbejë shkëmbimeve tregtare mes dy vëndeve. “Në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit kufitar, më lejoni të theksoj dobinë që mund të përfitojmë nga ndërtimi i një pike të re kufitare në Markova Noga-German”, shkruan në letër Milloshoski. Shefi i diplomacisë maqedonase ka shprehur bindjen e tij se vëndkalimi i ri do të ndikonte pozitivisht në rritjen e komunikimit mes qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë.

Advertisement