Letra është dërguar në prag të takimeve të këshillit të ministrave të BE-së dhe Këshillit të Evropës që mbahen në Dhjetor. “Vendi im dy vjet me radhë kualifikohet për fillimin e bisedimeve”, shkruan Milloshoski, duke shtuar se ky “status është i paqëndrueshëm” për një vend kandidat për anëtarësim në BE, dhe se me këtë vihet në pikëpyetje kredibiliteti i Bashkimit Evropian. Ministri maqedonas konsideron se mbështetja e Greqisë do të krijonte klimë pozitive të mirëbesimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit.