Ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski ka deklaruar se propozimi “Republika Veriore e Maqedonisë”, është zgjidhje e njëanëshme e pranuar vetëm nga pala greke. “Debati me Greqinë nuk bëhet për emrin por qëllimi është dëmtimi i identitetit dhe gjuhës maqedonase”, deklaroi Milloshoski. Shefi i diplomacisë theksoi se si klasa politike ashtu edhe intelektualët e vëndit të tij duhet të mbrojnë dinjitetin kombëtar.