“Ky vit do të mbahet mënd si një nga vitet kur ra muri i Shengenit për qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar Bocevski. Numri dy i qeverisë maqedonase, përgjegjës për cështjet e integrimit, ka vlerësuar ndër të tjera se objektiv i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, gjë që në vëndet e tjera të Ballkanit ka sjellë paqe dhe stabilitet.