Deklaratën e tij Ivanov e ka bërë sot nga Podgorica, ku është takuar me homologun malazez Filip Vujanovic. “Greqisë do t’i përgjigjesha që në rastin e kontestit Shkup-Athinë për emrin kushtetues të Maqedonisë të veprohej njësoj si në rastin e kontestit territorial kroato-slloven”, ka deklaruar Ivanov. Cështja e emrit po pengon proceset integruese të Maqedonisë. Për zgjidhjen e saj është folur së fundmi propozimi Republika e Maqedonisë së Vardarit, por asnjë nga palët s’ka dalë me një qëndrim zyrtar.