Maqedoni – Ivanov merr certifikatën e presidentit

Presidenti Ivanov falenderoi qytetarët për mbështetjen që i dhanë në zgjedhjet presidenciale. “Mund të jemi krenarë që po e ndërtojmë këtë shtet për brezat e ardhshëm”, tha Ivanov, gjatë ceremonisë së marrjes së certifikatës presidenciale. Ivanovi duke përshëndetur procesin zgjedhor tha se “treguam se mund të mbajmë zgjedhje pa vërejtje të mëdha”. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski për zgjedhjet tha se Komisioni “është përballur me shumë sfida në dy ciklet zgjedhore prej zgjedhjeve lokale dhe presidenciale dhe me kënaqësi mund të themi se bashkë me të gjithë partnerët, qytetarët dhe partitë politike ia dolëm të organizojmë zgjedhje të suksesshme”.

Advertisement