Në këtë takim është biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, cështjen e emrit, si dhe për situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon. Kryeministri Gruevski ka theksuar se Maqedonia pret që prej 1 janarit që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Nga ana e tij komisioneri Rehn është shprehur se në rast të një vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave do të realizojë një vizitë në Maqedoni. Ndërkaq, përsa i përket cështjes së emrit, Gruevski ka thënë se Maqedonia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Greqinë dhe se dëshiron të arrijë zgjidhje.