Maqedoni – Gruevski, të fokusohemi në marrëdhënie të mira fqinjësore

“I kam ndjekur deklaratat e fundit që në një farë mënyre kanë qënë mesazhe ndaj nesh. Mendoj se do të ishte mirë të fokusohemi në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Tërheqja e pikave politike në planin e brëndshëm të marrëdhënieve dypalëshe nuk do ta cojë rajonin në drejtimin e duhur”, ka pohuar Gruevski. Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit u ftohën pas anulimit të vizitës së presidentit kosovar Fatmir Sejdiu. Gjithsesi, ky i fundit ka deklaruar se marrëdhëniet me Maqedoninë do të mbeten të mira, pavarësisht asaj që ndodhi.

Advertisement