Maqedoni – Gruevski reagon pas deklaratave të Karamanlis për emrin

“Nimic do të presë të përfundojnë zgjedhjet në Greqi dhe të krijohen kushte për negociata normale. Deri atëherë ndoshta do të ketë ndonje komunikim, megjithatë nuk do të ketë dicka të madhe e serioze në atë drejtim”, tha kryeministri. Ai kërkoi nga homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, të mos përdorë fjalor, që tensionon marrëdhëniet dypalëshe. “Do ta ftoja edhe ate që tëmos merret me zënka, të mos merret me historinë, por të merret me gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të jenë të pranueshme për të dyja palët dhe për qytetarët e dy vëndeve”, tha Gruevski. Reagimi i kryeministrit maqedonas erdhi pas një deklarate të Karamanlis se rruga e Maqedonisë për integrimin në strukturat euro-atlantike kalon nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Advertisement