“Jolevski do të kthehet sot. Ai më njoftoi pa detaje, vetëm më ka thënë se nuk ka ndonjë propozim konkret, por bisedime për detaje të ndryshme dhe çështje të cilat kanë bërë që procesi i negociatave të ngecte”, deklaroi Gruevski. Ai shtoi se Nimic do të vizitojë Maqedoninë dhe Greqinë në gjysmën e parë të korrikut.