Iran – Akuza SHBA-ve për përfshirje në trazirat post-zgjedhore

“Britania e Madhe, SHBA dhe regjimi hebre janë elementët kryesorë të përfshirë në trazirat e fundit”, ka deklaruar ministri i Brendshëm iranian, Sadeq Mahsuli. Deri më sot Irani kishte akuzuar vetëm Britaninë për organizim të një komploti kundër zgjedhjeve në Iran. Ndërkohë që dje, presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur “dyshime serioze” mbi legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën Islamike.

Advertisement