Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë kohë që të dorëzojë në Kuvend emrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe programin e qeverisë së re. Më tej i takon Kuvendit të miratojë qeverinë me shumicë votash. Seancën e Parlamentit për zgjedhjen e Qeverisë, kryetari i Kuvendit do të duhet ta thërrasë brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë dhe programit. Parlamenti duhet ta miratojë Qeverinë me shumicë votash. Sipas afateve të parashikuara, afati më i fundit që Maqedonia pritet të ketë Qeverinë e re është jo më vonë se data 10 Gusht.


