Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka ftuar ne nje takim te organizuar per diten e sotme kryetaret e partive me te medha parlamentare. Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave ne takim pritet te marrin pjese kryetari i PDSH Menduh Thaci, ai i BDI Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev. Sipas burimeve, ne qender te bisedimeve do te jete raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale, per te cilin Gruevski kerkon nje zhvillim te qete dhe demokratik. “Eshte e nevojshme qe te gjitha subjektet politike ne Republiken e Maqedonise edhe nje here te demonstrojne pergjegjesite e tyre politike”, eshte shprehur Gruevski ne letren e tij.