Maqedoni – Gruevski, deklaratat e Karamanlis provokim

Kryeministri Gruevski këto komente i bëri pas seancës së komitetit qendror të partisë VMRO-DPMNE që u mbajt në qytetin e Velesit. Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, disa ditë më parë ka paraqitur qëndrim të fortë lidhur me kontestin për emrin kushtetues të Maqedonisë. “Të gjithë ne, si maqedonë krenarë, e themi qartë: historia nuk shkruhet përsëri”, ka theksuar Karamanlis, në Selanik, që është kryeqytet i provincës Maqedonia. Prej vitit 1991, Greqia po e bllokon njohjen e fqinjit të vet me emrin Maqedoni, duke thënë se ky emër ekskluzivisht i takon provincës greke, me këtë emër. “Perspektiva evroatlantike e fqinjit tonë në Shkup, varet nga një kusht – nga zgjidhja e pranuar nga të dy palët për emër”, tha Kostas Karamanlis.

Advertisement