Maqedoni – Fuere, zgjedhjet te jene te lira dhe demokratike

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere deklaroi sot se të gjitha partitë politike në Maqedoni duhet të japin maksimumin e tyre që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe demokratike. Diplomati evropian ka theksuar se nëse vendi organizon zgjedhje duke respektuar standardet demokratike mund ti realizoj synimet për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Këto komente ambasadori i Bashkimi Evropian i ka bërë gjatë një takimi me kandidatin e VMRO-PP për kryetar të Shkupit, Marjan Dodovski.
Advertisement