Reagimi i ambasadorit ka ardhur pas protestës së dhunshme që ndodhi të Dielën në Kalanë e Shkupit, lidhur me ndërtimin e një kishe. “Ka shumë shembuj të ndërtimeve dhe përmendoreve, që bëhen pa konsulta përkatëse. Ato janë para të popullit dhe qytetarët duhet të dijnë se ku harxhohen paratë e tyre”, theksoi Fuere, duke bërë thirrje që të gjitha palët të punojë bashkërisht për parandalimin e incidenteve të njëjta në të ardhmen. Nderkaq, Fuere bëri thirrje që të gjitha palët të angazhohen për dialog, ndërsa Qeveria të marrë drejtimin për tu ballafaquar me problemet në të gjitha sferat.


