Maqedoni – Fuere, cështja e emrit do të sjellë tensione

Ai paralajmëroi se vonesa mund të çojë në përshkallëzimin e tensioneve ndër etnike. Ervan Fuere, tha se mesazhet që ka marrë Maqedonia janë se ajo do të bëjë përpara në rrugën e integrimeve evropiane, por që të ndodhë kjo, Shkupi duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e emrit me fqinjin e vet jugor. “Këtu qëndron përgjegjësia e qeverisë që të kërkojë një zgjidhje bashkë me qeverinë greke dhe të arrihet kompromisi. Mënyra se si do të arrihet kompromisi varet nga qëndrimi që kanë partitë politike rreth asaj se çfarë duhet të ndërmerret,” tha ai. Në emër të BE-së ambasadori përsëriti apelin për një dialog më intensiv brenda vendit që të gjendet një bazë e përbashkët mes të gjitha partive dhe grupeve etnike, për atë se çfarë mund të bëhet që të gjendet një zgjidhje”. Ai përsëriti edhe qëndrimet se nëse nuk ka zgjidhje atëhere “pasiguria do të ketë efekte negative tek komunitetet e ndryshme”. “Liderët shqiptarë duan të shohin një zgjidhje sa më parë të çështjes së emrit. Mesazhet e tyre janë mbështetje për qeverinë që të shtojë përpjekjet. Prandaj çdo ditë që kalon pa lëvizje është shqetësuese”, tha ambasadori Fuere. Ai tha se BE i mirëpret paralajmërimet për vizitën e ndërmjetësit të OKB-së Matheë Nimetz për çështjen e emrit, por bën thirje për një dinamikë më intensive takimesh mes Shkupit dhe Athinës. “Një takim në muaj nuk mjafton për të zgjidhur çështjen e emrit,” tha z. Fuere.

Advertisement