Maqedoni – Franca mbështet liberalizimin e vizave

Ka qënë ky premtimi që ministri francez i Emigracionit dhe Integrimit, Erik Beson i bëri kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, gjatë një takimi në Paris. “Të gjithë treguesit flasin se Komisioni do të parashtrojë një raport pozitiv për Maqedoninë. Bashkimi Evropian i vlerëson arritjet e vendit dhe për këtë ne jemi optimistë”, ka deklaruar Beson. Ai ka shtuar më tej se Maqedonia e meriton vendin e saj në BE dhe se Franca është e gatshme ta ndihmojë në këtë drejtim.

Advertisement