Ky komitet në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dhe në bazë të nevojave do ta informojë qeverinë. Kabineti qeveritar ka vlerësuar se nuk ka bazë që të hapet çështja e ridefinimit të liberalizimit të vizave. Anëtarë të komitetit janë zgjedhur zëvendëskryeministri për eurointegrime, Vasko Naumovski, zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski, Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, i drejtësisë, Mihajllo Manevski dhe drejtori i agjencisë për emigracion, Vasil Naumov.