Maqedoni – Delegacioni i Kuvëndit merr pjesë në Asamblenë “Evropa në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë”

Në Asamblenë rajonale do të diskutohet për “Sfidat demokratike të shekullit 21 dhe plakja e popullatës evropiane”, në thelb të së cilës delegacionet nacionale do t’i prezantojnë situatat specifike demografike të secilit vend. Në përbërje të delegacionit janë Andrej Petrov, nënkryetari i parë i Seksionit të Parlamentit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF) dhe Meral Uzeiri Ferati, anëtare e Byrosë së Seksionit të APF-së. Në kuadër të Asamblesë së 22-të rajonale do të mbahet edhe konferenca e nënkryetarëve të Seksioneve nga Rajoni Evropa në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Advertisement