Mësohet se në qendër të vëmendjes së vizitës së tij, ai ka pasur ruajtjen e tempujve fetarë dhe kulturorë të fesë islame, të ngritura gjatë periudhës otomane dhe më vonë, si xhamia e Prilepit, Manastirit dhe Burmali Xhamia. “Ne jemi këtu që t’i mbështesim të gjitha përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për rikonstruksionin adekuat të të gjitha këtyre veprave kulturore që janë nga periudha otomane”, mësohet të jetë shprehur Davutoglu. Duke shtuar se “zgjidhja më adekuate është që këto objekte të jenë të rikonstruktuara në pajtueshmëri me origjinalitetin e tyre dhe në këtë mënyrë mendojmë se Maqedonia do të jepte shembullin më të mirë për raportin tolerantë ndaj të gjitha këtyre bashkësive në botë. Më tej, ai ka shtuar se Turqia do të jetë gjithnjë në anën e Shkupit.