Ai ka marrë gjithsej 495 vota nga gjithsej 601 delegatët e pranishëm në Kongresin e kësaj partie më të madhe opozitare në Maqedoni. Ish-presidenti i vendit Branko Cervenkovski pas zgjedhjes së tij mbajti një fjalim para të pranishmëve duke theksuar vlerësimet e tij për gjëndjen në Maqedoni. Cërvenkovski pranoi se LSDM-ja është në një krizë të gjatë dhe serioze, e cila karakterizohet me dezorientimin programor, deficitin kadrovik dhe shumë dobësi të tjera organizative. Ai u zotua se do të mundohet ta nxjerr partinë nga kjo krizë, dhe se 70% e angazhimit partiak dhe programor të LSDM-së, në të ardhmen do t’i kushtohet zhvillimit ekonomik të vendit.