“Në vend që të ndërpritet ky projekt, Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh ta bëjnë atë multientik. Do të thotë se projekti “Shkupi 2014” do të jetë i plotësuar me përmendore të reja nga historia e shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Cërvenkovski. Cërvenkovski ka theksuar se ndërtime të tilla në metropolet evropiane nuk janë bërë në shekullin e 21, por në të kaluarën e largët, kur kanë sunduar monarki, mbretëri apo diktatura. Ai e ftoi kryeministrin Gruevski që të heqë dorë nga këto lloj projektet dhe të ballafaqohet me problemet reale të qytetarëve.