Maqedoni | BE përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve

alt

“Mirëpresim organizimin konkurrues, transparent dhe të mirë-administruar të zgjedhjeve parlamentare në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe përgëzojmë popullin, partitë politike dhe autoritetet përgjegjëse për kontributin në këtë proces. Vërejtëm në veçanti pjesëmarrjen e lartë në votime”, deklaruan zyrtarët e lartë në një komunikatë të përbashkët për shtyp. Pas lavdërimeve, ata nuk harruan as ato parregullsi që u vërejtën gjatë procesit.”I bëjmë thirrje qeverisë të zbatojë plotësisht konkluzionet dhe rekomandimet e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe jemi të kënaqur kur shohim se partitë politike i kanë pranuar gjerësisht këto zgjedhje”, thuhet më tej në deklaratë. Në përfundim, Ashton dhe Fyle i bënë thirrje opozitës për konstruktivitet ndërsa qeverisë për fokusim në reforma dhe në zgjidhjen e çështjes së emrit. “Kandidat për anëtarësim në BE, vendi nevojitet tashmë të vështrojë drejt sfidave dhe shanseve që ka përpara. Qeveria duhet të rifillojë pa pengesa reformat e nevojshme për të vazhduar përparimin drejt BE-së, dhe opozita duhet të kontribuojë në mënyrë konstruktive në parlament për procesin e reformave. Nënvizojmë edhe rëndësinë e hedhjes së hapave nga ana e qeverisë për garantimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksojnë në komunikatë zyrtarët e lartë të Unionit.

Advertisement