Kosovë | Krasniqi kërkon transparencë në bisedime

alt

Sipas Deutche Velle Krasniqi tha se ai si kryetar i Kuvendit nuk e ka marrë platformën e këtyre bisedimeve. “Është një e vërtetë e madhe se ne kemi vërejtje në lidhje me zhvillimin e këtyre bisedimeve për mungesën e informacioneve. Dhe, ne nuk mund të ndërtojmë qëndrim pa pasur informacione. Sapo t’i kemi informacionet, do ta kemi qëndrimin tonë”, është shprehur Krasniqi, pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, koordinatorja Tahiri ka paralajmëruar nënshkrimin e një pako marrëveshjesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë raundi të ri të bisedimeve që pritet të zhvillohen nga mesi i qershorit në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Advertisement