Maqedoni – BE kërkon liberalizimin sa më të shpejtë të vizave

Shefat e diplomacive të Italisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, Polonisë, Sllovenisë, Hungarisë, Sllovakisë, fundjavën e kaluar i dërguan letër Komisionit Europian, nëpërmjet së cilës konfirmojnë progresin e Maqedonisë dhe vëndeve të tjera nga Ballkani Perëndimor në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe kërkojnë vendim për heqjen e barrierës së vizave të shengenit. “Sipas vlerësimit tonë, progres është arritur në të gjitha sferat e konfirmuara me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Reforma të rëndësishme po zbatohen në aspektin juridik, në atë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në siguri. Besojmë se vendime të domosdoshme për regjim pa viza duhet të sillen pa shtyerje, pasi që vëndet t’i plotësojnë kriteret e konfirmuara në rregullativën e Këshillit. Nevojitet të përshpejtohet procesi i sjelljes së vendimit, duke pasur parasysh zgjedhjet paraprake për Parlamentin Europian dhe nominimin për përbërjen e re të Komisionit Europian”, theksohet në letrën e përbashkët të hartuar nga përfaqësues të disa shteteve të Bashkimit Europian, nga nënkryetari i KE-së, Zhak Baro, eurokomisoneri për zgjerim Oli Rehn.

Advertisement