Barroso pas një takimi me kryeministrin maqedonas Nikolla gruevski ka deklaruar se cështja e emrit duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe se tani ekziston mundësia e duhur që ky problem të tejkalohet. Gruevski nga ana e tij i bëri thirrje Greqisë se, bllokimi i nisjes së negociatave për anëtarësimin në BE nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit.


