Maqedoni – Baroso, integrimi pas zgjidhjes së kontestit të emrit

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Barroso i bëri thirrje Shkupit dhe Athinës të investojnë përpjekje shtesë që të zgjidhet kontesti për emrin në frymën e solidaritetit evropian. “Ne kemi thënë qartë sa janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Kontesti për emrin është pjesë e kësaj. Kjo do ta rrisë besimin e ndërsjellë dhe do të na lehtësojë punën në BE. Brukseli i bëri thirrje dy palëve të involvuara në kontest që ta zgjidhin problemin në frymën e solidaritetit evropian”, deklaroi Baroso. Barroso deklaroi se raporti pozitiv i javës së kaluar dhe rekomandimi për fillimin e negociatave është mirënjohje për reformat e realizuara në Maqedoni, por njëkohësisht edhe inkurajim që të zgjidhet problemi me emrin.

Advertisement